Miku Që Ndihmon Fëmijën Tuaj të Mësojë për Financat

Me Pigin, mësimi për paratë dhe menaxhimi i kursimeve bëhet një aventurë argëtuese dhe e sigurtë, e gjitha në një aplikacion të lehtë për t’u përdorur.

Çfarë Mund të Bëjë Pigi për Fëmijën Tuaj?

Aftësi buxhetimi

Pigi e ndihmon fëmijën tuaj të kuptojë aftësitë thelbësore të menaxhimit financiar, duke mbuluar gjithçka nga buxhetimi deri te kursimi në një mënyrë interaktive.

Vlera e punëve

Pigi u mëson fëmijëve vlerën e punëve duke i lidhur detyrat me shpërblimet. Nëpërmjet lojës dhe argëtimit, fëmijët mësojnë se fitimi i parave përfshin po ashtu përgjegjësi dhe përpjekje.

Si kursehet

Kursimi bëhet emocionues me Pigin! Fëmijët vendosin qëllimet e kursimit dhe ndjekin progresin, duke mësuar mbi përfitimet e kursimit në një mënyrë shpërblyese dhe edukative.

Mësojmë duke luajtur

Pigi e bën edukimin financiar argëtues duke kombinuar mësimin me lojën. Kuizet interaktive i ndihmojnë fëmijët të kuptojnë konceptet kryesore ndërsa ata argërtohen.

Pse pigi?

Pigi është një aplikacion unik për edukimin financiar të fëmijëve, duke ofruar një mënyrë tërheqëse dhe interaktive për të mësuar rreth menaxhimit të parave. Pigi kthen konceptet komplekse në përvoja të këndshme mësimore.

Çfarë thonë fëmijët dhe prindërit për Pigin?

"Prototipi i Pigit ishte fantastik! Aplikacioni kombinon në mënyrë të përkryer të mësuarit me lojën. Mezi po pres për lançimin e plotë!"
Astriti
Prind
"Koncepti i Pigit është i shkëlqyer! Jam shumë kurioze të shoh se si unë bashkë me dy fëmijët e mi do e përdorim për të mësuar më shumë rreth financave."
Vera
Prind
"Pigi më duket super! Më pëlqyen shumë se si mund të fitoja para nga misionet që me vendosi mami dhe të krijoja arkat e mia te kursimit për gjerat që dua të blej në të ardhmen."
Kejsi
Fëmijë

Mbështetësit e Pigit