Pigi është krijuar për ta bërë edukimin financiar argëtues dhe të arritshëm për fëmijët. Nëpërmjet misioneve tërheqëse dhe qëllimeve të personalizuara të kursimeve, Pigi udhëzon fëmijët në një udhëtim për të zhvilluar aftësi thelbësore të menaxhimit të parave. Më poshtë janë funksionalitetet kryesore që fuqizojnë fëmijën tuaj të mësojë dhe të rritet me Pigin.
Pigi i ndihmon fëmijët të mësojnë përgjegjësinë përmes misioneve argëtuese dhe interaktive. Këto detyra, qofshin punët e përditshme apo sfida të veçanta, i inkurajojnë fëmijët të fitojnë shpërblime dhe të zhvillojnë një etikë të fortë pune.

Bëhuni gati për një përvojë edhe më interaktive! Së shpejti, Pigi do të prezantojë funksionalitet të reja të cilat do i vinë në ndihmë cdo përdoruesi të vogël e të madh. Nga mësimet mbi financat, sipërmarrjen dhe më shumë – të përshtatura për të frymëzuar mendjet e reja tek dyqani virtual ku fëmijët mund të shpenzojnë fitimet e tyre, mjete monitorimi për prindërit për të gjurmuar progresin e fëmijës, etj. Udhëtimi drejt edukimit financiar do të bëhet edhe më i mirë – Stay Tuned!