Ne jemi Pigi

PIGI lindi nga një hackathon 48-orësh në tetor 2022, ku një nga sfidat ishtë zhvillimi i zgjidhjeve inovative në edukim. Duke njohur nevojën në rritje për njohuri financiare mes fëmijëve në Shqipëri, ne u përpoqëm të krijonim një mjet që fuqizon prindërit për t’u mësuar fëmijëve të tyre bazat e menaxhimit të parave.

PIGI është aplikacioni i parë i dizejnuar në shqip i fokusuar në ndërtimin e njohurive financiare tek fëmijët, duke ndihmuar në hedhjen e themeleve për suksesin financiar afatgjatë dhe përgatitjen e brezit të ardhshëm për të marrë vendime më të zgjuara financiare.

Misioni ynë

Të fuqizojmë fëmijët me aftësi thelbësore financiare përmes përvojave dixhitale tërheqëse dhe ndërvepruese, duke nxitur kështu një brez të arsimuar financiarisht dhe të përgjegjshëm.

Vizioni

Të bëhemi një zgjidhje lider në edukim me ndikimin e sociale, duke evoluar në një zgjidhje fintech që ju kanë fëmijë të menaxhojnë financat në mënyrë të sigurt, duke kryer kryerjen e pagesave të monitoruara.

Njihuni me ne

Irena Matraku

Co-Founder

Bora Selenica

Co-Founder

Keni ndonjë pyetje?

Mos ngurroni të na kontaktoni për çdo arsye – ne jemi këtu!